cookie-img

Веб-страницата користи колачиња

за да обезбедиме он-лајн сервис, анализа на користење, системи за рекламирање и функционалности нема да можеме без употреба на колачиња. Со континуираното користење на страницата, се согласувате со колачињата.

Infeksionet e veshit te femijet

clock-img

29.7.2015

Femijet jane grupi me i prekur nga infeksionet e veshit, dhe nga tre prekje te gripit apo ftohjes, dy prej tyre shkaktojne edhe infeksione veshi

Infeksionet e veshit te femijet

 

Pse ndodh kjo aq shpesh te fëmijët? Arsyeja kryesore është se sistemi i tyre imunitar nuk është mjaft i fortë dhe rezistues si tek të rriturit, ndërsa lëngu nga veshët nuk lirohet aq lehtë dhe shpesh si tek të rriturit.

Veshi i notarit

Infeksioni i pjesës së jashtme të veshit zakonisht quhet veshi i notarit. Ky infeksion ndodh kur veshi është i lagur për një kohë më të gjatë, gjë që mundëson rritjen e baktereve aty. Megjithatë, edhe në qoftë se fëmija juaj nuk ka qëndruar në ujë, mbetjet e ndonjë substance (si shtupat e pambukut) mund të shkaktojnë probleme. Kini kujdes në qoftë se fëmija e kruan veshin shpesh dhe nëse i dhemb kur e prekë. Veshi i notarit trajtohet me lehtësi, nevojiten pikat e veshit dhe mbajtja e veshëve në gjendje të thatë.

Vizitoni mjekun

Mënyra e vetme që në mënyrë të sigurt ta kontrolloni nëse fëmija vuan nga ndonjë infeksion i veshit është duke shkuar tek mjeku, i cili me një otoskop do ta ekzaminojë brendinë e veshit. Otoskopi është një llambë e vogël me një thjerrëz të cilën mjeku e vendos në vesh. Veshi i shëndoshë do ta ketë një ngjyrë rozë, ndërsa infeksioni do të shkaktojë skuqje dhe ënjtje të veshit.

Ndërtimi i veshit

Tubi Eustahian lidh veshin e mesëm me fytin. Ai mban një ekuilibër të presionit të ajrit dhe lëngut në vesh. Ftohja, gripi, dhe alergjitë mund ta irritojnë tubin Eustahian, duke shkaktuar ënjtjen e tij.

Nëse tubi Eustahian është i bllokuar, vjen deri tek grumbullimi i lëngjeve në veshin e mesëm. Ky është një mjedis i përsosur për rritjen e baktereve dhe viruseve që shkaktojnë infeksionet.

Çarja e timpanit të veshit

Nëse presioni i ajrit është shumë i madh apo ka lëng në veshin e mesëm, kjo mund të shkaktojë që timpani i veshit të çahet. Nëse kjo ndodh, do ta vëreni një lëng të verdhë, kafe apo të bardhë i cili rrjedh nga veshi. Edhe pse kjo tingëllon e frikshme, timpani i veshit do të shërohet brenda disa javësh, dhe me dëgjimin e fëmijës tuaj gjithçka duhet të jetë në rregull. Lajmi i mirë është se dhimbja sigurisht do të zhduket sepse me plasaritjen e timpanit do të lirohet lëngu dhe do të rregullohet presioni i ajrit.

Simptomat e infeksionit të veshit

Simptoma e parë paralajmërues është dhimbja e veshit. Fëmija mund ta shmangë shtrirjen në anën ku i dhemb veshi, dhe ndoshta do të ketë gjumë të vështirësuar. Simptomat e tjera janë:

  • Dëgjimi i dobësuar
  • Temperatura
  • Rrjedhja e lëngut nga veshi
  • Marramendjet
  • Hunda e zënë

Komplikimet

Nëse infeksioni i veshit kthehet vazhdimisht, rritet rreziku i humbjes së dëgjimit, problemet me të folur dhe meningjiti. Nëse fëmija juaj ka vuajtur vazhdimisht nga infeksioni i veshit, gjithsesi është mirë që ta kontrolloni dëgjimin e tij. 

 

Проектот Детско Катче на албански јазик е реализиран со финансиска поддршка од

1

 

Пријави се и следи го развојот на своето дете

Бесплатен неделен е-весник кој го следи развојот на вашето дете.

Вашата е-адреса

Предвиден датум на породување

calc-img

Пресметај го датумот на породување

Последни статии

article-img

Последно на форумот

message-img

ПАКЕТ ПОДАРОЦИ

article-img

Секој месец подаруваме богати подароци на трудници, семејства со новороденчиња, мали деца и деца.

Кликнете и изберете го вашиот пакет со подарок!

Пакет подароци - Пријава Трудница
Пакет подароци - Пријава Новороденче, доенче
Пакет подароци - Пријава Мало дете (1-3)
Пакет