cookie-img

Веб-страницата користи колачиња

за да обезбедиме он-лајн сервис, анализа на користење, системи за рекламирање и функционалности нема да можеме без употреба на колачиња. Со континуираното користење на страницата, се согласувате со колачињата.

Kuzhina Kosovare

clock-img

26.7.2015

Fjala kuzhine thuhet se eshte fjale e lashte shqipe. Ne kohen e lashte ilire ka qene kuzhina (ku zina) vendi ku ziejme, ku bejme gjella, qe me vone eshte transformuar ne kuzhine

Kuzhina Kosovare

 

 

Maza e kallamojt, Lakrori, me miell të grurit dhe të misrit, Flija, Krelana, Krelana e kallamojt, Pitja, Perpeqi, Rrethatorja, Kungullori, Samza, etj. janë ushqime tradicionale shqiptare. Thuhet se janë gatuar në ditën e enjte pasi që tek shqiptarët dita e enjte ka qenë ditë apo natë e shenjtë, edhe sot tek disa shqiptarë është shenjë, simbol (sante, san, saint, shën) dita e Enjte, ku festohet dhe gatuhen trejte(pite). Kurse në të premten hanë ushqim më të lehtë dhe jepen premtimet tek yjet e tyre.

 

Kuzhina Kosovare

Në disa restorante është bërë traditë që lëngu(lloj ushqimi i lëngët) të përdoret si paragjellë. Ndërsa ndonëse pitja është gjithë ballkanase në Kosovë përdoret shumë dhe ka disa lloje si: Pitet me Mish të Grirë, Spinaq, Gjizë, Lakra, Qepë, Molla, Fasule, Mantia, etj.

 

Përpeqi kuzhina kosovare


Ndërsa përpeqi është një ushqim që në dukje të parë do të dukej se është pite me djathë. Albanologjia e njeh si pica shqiptare, daton qysh nga koha ilire. Përgatitet me djathë të grirë, vezë, mazë dhe margarinë. Vetëm një petë e madhe vendoset në tepsi për pjekje ku i hidhet masa e përgatitur. Pastaj i hidhen ve sipas dëshirës, dy ose tri. Mbetja e petës mbështillet në rrethinat e tepsisë dhe bëhet pjekja. Pjekja mund të bëhet edhe me saç sikur flija ku edhe del më e shijshme.


Flija Kosovare


Flija është ushqim shumë i preferuar shqiptar por edhe turk. Ajo mund të pjekët edhe në shporet çoftë ai me rrymë apo me dru por më tepër parapëlqehet me saç. Për brumin duhet: 1 kg miell, 3-4 gota ujë, kripë. Për masën duhet: 200 gr gjalpë, 2 filxhanë çaji ajkë, 3 lugë vaj. Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë shkrirë në një masë të vetme, Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen radhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë. Mesi i cili është bosh mbushet me radhë paralele. Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër. Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy radhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia. Flija lihet të ftohet për 10 minuta dhe shërbehet me kos, djathë ose mjaltë.

 

Проектот Детско Катче на албански јазик е реализиран со финансиска поддршка од

1

Пријави се и следи го развојот на своето дете

Бесплатен неделен е-весник кој го следи развојот на вашето дете.

Вашата е-адреса

Предвиден датум на породување

calc-img

Пресметај го датумот на породување

Последни статии

article-img

Последно на форумот

message-img

ПАКЕТ ПОДАРОЦИ

article-img

Секој месец подаруваме богати подароци на трудници, семејства со новороденчиња, мали деца и деца.

Кликнете и изберете го вашиот пакет со подарок!

Пакет подароци - Пријава Трудница
Пакет подароци - Пријава Новороденче, доенче
Пакет подароци - Пријава Мало дете (1-3)
Пакет