cookie-img

Веб-страницата користи колачиња

за да обезбедиме он-лајн сервис, анализа на користење, системи за рекламирање и функционалности нема да можеме без употреба на колачиња. Со континуираното користење на страницата, се согласувате со колачињата.

Temperamenti i femijes

clock-img

28.7.2015

Cdo femije vjen ne bote me nje personalitet dhe menyre te mesuari te vecante. Nuk ka menyre te drejte apo te gabuar por ka vetem menyra te ndryshme

Temperamenti i femijes

 

Pra temperamenti mund të kuptohet si stili personal i fëmijës, i qetë, i gjallë, i ndrojtur, këmbëngulës etj. Temperamenti nuk vendos sjellje, por vendos disa zgjedhje për fëmijën dhe mjedisin që na rrethon.

Sipas temperamentit fëmijët mund të jenë:

TEMPERAMENT I QETË

  • Janë fëmijë të qetë, të kënaqur,
  • Kanë një rutinë që kuptohet p.sh. kur duan të hanë, të flenë,
  • Përgjigjen butë ndaj problemeve dhe përshtaten mirë me ndryshimet p.sh. kur ndryshojnë shtëpinë, çerdhen etj.

TEMPERAMENT I NGADALTË/I NDROJTUR

  • Janë fëmijë që largohen ose stresohen përballë eksperiencave të reja,
  • Janë të ngadaltë dhe në të njëjtën mënyrë reagojnë,
  • Kanë një lloj parregullsie në rutinën e tyre si p.sh. në mënyrën e të fjeturit.

TEMPERAMENT I VËSHTIRË  “REBEL”

  • Janë fëmijë që qajnë shpesh, grinden shumë,
  • Kanë regjim të çrregullt dhe janë të vështirë për tu qetësuar,
  • Nuk i përshtaten mirë situatave apo njerëzve,
  • Nuk duan të shkojnë në shtrat, duan të përkunden apo të mbahen në krahë,
  • Reagojnë shumë kur janë me njerëz të tjerë, ndaj zhurmave apo dritave të forta.

Këto karakteristika mund të kapërcehen në moshën  4-vjeçare. Këta fëmijë ka të ngjarë të kenë. Në fakt pjesa më e madhe e fëmijëve është mes temperamentit të qetë dhe atij të vështirë.


SI DUHET TË VEPROJMË?

  • Çështjet e të rriturve duhet të mbahen larg fëmijëve.
  • Mundohuni të ruani rutinën e tyre.
  • Mundohuni ti paralajmëroni për ndryshimet që do të ndodhin p.sh. ndryshimi i kujdestares.

Ju mund ti ndihmoni këta fëmijë në eksplorimin e botës sepse ata kanë dëshirë të luajnë, këndojnë, kërcejnë dhe kohë pas kohe kanë dëshirë të qëndrojnë vetëm të qetë, të shikojnë një libër me figura etj.
Gjithashtu kujdes duhet të tregohet dhe për fëmijët me temperament të qetë. Duhet të bëjmë kujdes sidomos ku zhvillohen lojra që kërkojnë gjallëri dhe energji. Në këto raste duhet parë reagimi  dhe nëse nuk i pëlqen duhet të respektohen dëshirat e tij. Megjithatë  ju mund ti ndihmoni këta fëmijë nëse i pëlqen të luajë, të dëgjojë muzikë, të kërcejë duke I zhvilluar këto aktivitete bashkë me ta por dhe duke e nxitur që ta bëjë vetë. Mënyra më e mirë është të zbuloni se çfarë duan dhe ti ndihmoni që ta arrijnë këtë sipas mënyrës së tyre.

 

Проектот Детско Катче на албански јазик е реализиран со финансиска поддршка од

1

 

Пријави се и следи го развојот на своето дете

Бесплатен неделен е-весник кој го следи развојот на вашето дете.

Вашата е-адреса

Предвиден датум на породување

calc-img

Пресметај го датумот на породување

Последни статии

article-img

Последно на форумот

message-img

ПАКЕТ ПОДАРОЦИ

article-img

Секој месец подаруваме богати подароци на трудници, семејства со новороденчиња, мали деца и деца.

Кликнете и изберете го вашиот пакет со подарок!

Пакет подароци - Пријава Трудница
Пакет подароци - Пријава Новороденче, доенче
Пакет подароци - Пријава Мало дете (1-3)
Пакет