cookie-img

Веб-страницата користи колачиња

за да обезбедиме он-лајн сервис, анализа на користење, системи за рекламирање и функционалности нема да можеме без употреба на колачиња. Со континуираното користење на страницата, се согласувате со колачињата.

Tradita shqiptare ne gatime dhe festime

clock-img

26.7.2015

Nese dikush iu pyet cfare kujtoni nga menyra se si festohej para viteve ‘90 eshte thuajse e pamundur te mos behesh nostalgjik per aromen e bredhit natyral, te molleve e portokajve, apo per petet qe hapeshin deri ne mesnate

Tradita shqiptare ne gatime dhe festime

 

 

Atmosfera e bukur e festës ndihej që ditën e parë të muajit dhjetor, kohë kur fillonin edhe përgatitjet. Zbukuroheshin dritaret dhe pema me pambuk e shirita të bërë me fletët e punë-dorës të ngjitura si zinxhir me brumë ose vinovil. Gjeli i detit blihej më herët për ta ushqyer mirë që të ishte sa më i shëndoshë e i dhjamur. Tryeza e darkës së 31 dhjetorit duhet të kishte gjithçka me bollëk. Nënat e gjyshet me shumë dashuri e kalonin ditën në kuzhinë duke gatuar gjithçka të mirë që do të vendosej në tavolinën festive. Antipasta ishte si pjatë e parë dhe kishte qofte, vezë të ziera, salcë kosi, ullinj, turshi, sallam të prerë në feta të holla, djathë. Sallatrat e ndryshme të vendosura në tryezë, sallata me panxharë, sallata ruse, sallata me ullinj e portokall. Pastaj vinte pjata kryesore, me mishin e gjelit të detit të pjekur me patate të skuqura. Ndërmjet tyre ishin shishet e verës, birrës e rakia…Në fund ëmbëlsira, që zakonisht ishte ose bakllava, ose kadaif . Nuk mungonin frutat që porositeshin apo merreshin me racion: portokallet e Sarandës apo mollët që vinin nga Korça. Zakonisht Viti e Ri festohej tek prindërit ku motra e vëllezër takoheshin. Shtëpia mbushej plot me nipër e mbesa dhe mbrëmja kalonte plot hare, humor, këngë e vallëzime.

 

Sot

Edhe sot festa e Vitit të Ri mbetet sinonim i tradicionales. Është një moment për t’u mbledhur së bashku për të kaluar një kohë të bukur. Por detajet se si festohet kanë ndryshuar. Ka më shumë shkëlqim llampash shumëngjyrëshe në qytet, por edhe në shtëpitë tona. Bredhi rrallë është natyral… Gjeli i detit blihet ditët e fundit i pastruar dhe shpesh gjysmë i përgatitur. Tryeza jo domosdoshmërisht duhet të ketë ushqime me tepri, por duhet të ketë një mbulesë festive me dekorime e servise kuzhine të denja.

Amvisat gatuajnë ato çka do të konsumohen në darkën e festës, gjithmonë nëse do të festohet në shtëpi. Tendenca e viteve të fundit është ta presësh Vitin e Ri me miq apo familjarë në restorant dhe prenotimi duhet bërë ditë më parë. Por në shtëpi apo jashtë saj nuk mungon gjeli i detit. Menuja ka larmi. Përzgjedhja mund të jetë me bazë mishi ose peshku. Antipastat e detit, fileto, rizoto ose mishrat e kafshëve të egra, siç është derri i egër, kaprolli, dhia…etj. Pije të ndryshme në varësi të ushqimit që konsumon, shqiptare ose te huaja. Ëmbëlsira e fruta ekzotike të shumëllojshme që nuk janë të stinës. Pas darkës me familjen në orët e para të Vitit te Ri kryesisht të rinjtë zhvendosen në pub-e apo disko me DJ apo muzikë live ku festojnë.

 

Проектот Детско Катче на албански јазик е реализиран со финансиска поддршка од

1

 

Пријави се и следи го развојот на своето дете

Бесплатен неделен е-весник кој го следи развојот на вашето дете.

Вашата е-адреса

Предвиден датум на породување

calc-img

Пресметај го датумот на породување

Последни статии

article-img

Последно на форумот

message-img

ПАКЕТ ПОДАРОЦИ

article-img

Секој месец подаруваме богати подароци на трудници, семејства со новороденчиња, мали деца и деца.

Кликнете и изберете го вашиот пакет со подарок!

Пакет подароци - Пријава Трудница
Пакет подароци - Пријава Новороденче, доенче
Пакет подароци - Пријава Мало дете (1-3)
Пакет